'Bomba' nga Italia: Cristiano Ronaldo largohet nga Juventusi për këtë shumë

'Bomba' nga Italia: Cristiano Ronaldo largohet nga Juventusi për këtë shumë

Sport April 01, 2020 - 13:34

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të transferohet në Paris Saint-Germain ose të rikthehet te Manchester Unitedi.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi do ta 'sakrifikojë' portugezin në këtë periudhë të vështirë financiare për shkak të koronavirusit, shkruan Zëri.info.

Spekulime të tilla kanë 'alarmuar' shumë klube, por që dy prej tyre duken se janë më serioze.

Paris Saint-Germain synon ta sjellë Ronaldon në kryeqytetin francez në rast se Barcelona siguron transferimin e Neymarit në verë.

Ronaldo do ta zëvendësonte për mrekulli brazilianin, ani pse është 35-vjeçar.

Image

Gjithashtu, ai do të ishte një shtesë e duhur për trofeun e Ligës së Kampionëve, një titull që e ëndërrojnë parisienët.

Ndërkaq, Manchester Unitedi, klub ku Ronaldo ishte nga viti 2003 deri në vitin 2009, gjithashtu e do rikthimin e portugezit.

Me rikthimin e Ronaldos, Manchester Unitedi do të synonte të rikthehet në kohët e vjetra.

Raportohet se Juventusi do ta lejonte largimin e Ronaldos për shumën e 70 milionë eurosh./Zëri.info