Portieri legjendar në gjendje të rëndë nga koronavirus, gruaja tregon gjendjen e tij

Portieri legjendar në gjendje të rëndë nga koronavirus, gruaja tregon gjendjen e tij

Sport April 01, 2020 - 14:09
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-portieri i Barcelonas dhe i kombëtares së Turqisë, Rustu Recber vazhdon të luftojë për jetën, pas testimit pozitiv me koronavirus. Partnerja e tij, Isil, ka shpjeguar për “Fanatik” se si ka evoluar gjendja e ikonës së futbollit turk:

“72 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe shpresoj që tani e tutje do të bëhet më mirë. Dua të falënderoj pafund të gjithë ata që janë me ne, në anën tonë, tani për tani. Kjo është beteja e një qenieje të gjallë kundër një virusi të ri, i padukshëm në madhësi dhe që nuk është i njohur për trupin e njeriut. Zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm. Ky virus nuk qëndron në fyt, ose në hundë... Ai lëviz shpejt dhe krijon fole në mushkëri, ku arrin të shumohet menjëherë dhe shkakton pneumoni të rëndë”, ka thënë Isil.

Image

”Ai kishte dhimbje të forta koke, lodhje, humbje oreksit... Por jo vetëm kaq: lëkura e tij u bë gri, ashtu si buzët. Ai merrte frymë shpejt dhe e kishte të vështirë ta bënte këtë, përveç një kolle, që nuk mbaronte. Nuk fliste dot, kishte një puls të çrregullt”, përfundoi guraja e ortieerit legjendar.