Policia franceze nis hetimet pas ankesës së Mbappes

Policia franceze nis hetimet pas ankesës së Mbappes

Sport April 01, 2020 - 14:46
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i PSG, Kylian Mbappe, ka paraqitur një rast në policinë franceze për përdorimin e emrit të tij pa leje në reklama për kriptovaluta si Bitcoin.

Talenti francez ishte ankuar për mashtrim dhe përdorim të imazhit të tij pa lejen e tij, pasi ishte përdorur emri i tij në disa reklama për kriptovaluta.

Këtë lajm e raporton gazeta franceze L’Equipe, që shkruan se lojtari raportoi se fotografitë dhe e emri i tij ishin përdorur nga disa kompani për t’u bërë reklamë kriptovalutave si bitcoin.

21-vjeçari shfaqej në ato reklama sikur duke iu rekomanduar njerëzve të investojnë në kriptovaluta sepse ato mund t’i bëjnë njerëzit milionerë brenda pak muajve.

Sipas Autoritetit të Tregut Financiar në Francë, gjatë vitit 2018 kishte pasur më shumë se 1100 ankesa të tilla. Mirëpo, policia franceze tashmë është duke e hetuar rastin e Mbappes.

Mbappe fiton mjaft shumë para nga shitja e të drejtave të imazhit të tij, përveç pagës së majme që merr në Paris Saint-Germainit, përkundër që është ende vetëm 20-vjeçar.