LAJMI I FUNDIT: Shtyhet prapë ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë?

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet prapë ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Sport April 01, 2020 - 15:04

Shtëpia Evripane e Futbollit (UEFA) ka gjasa të mëdha të shtyej edhe një herë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, Maqedoni Veriore – Kosova.

E gjitha kjo si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Dueli duhej të luhej më 26 mars në Shkup, mirëpo shkaku i krizës me virusin COVID-19 prolongohet dy herë, fillimisht për 4 qershor, ndërsa tani cakohet për në muajin shtator

3 shtator 2020 është orari i ri i takimit gjysmëfinal të Ligës së Kombeve.

Finalja e madhe ndërmjet fituesëve të dueleve Gjeorgji-Bjellorusi dhe Maqedoni e Veriut-Kosovë është caktuar për datën 8 shtator 2020. Fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet në Kampionatin Evropian

UEFA është duke e mbajtur sot një konferencë online me sekretarët e 55 Federatave Evropiane dhe shtyrjen e ndeshjes pritet ta zyrtarizojë gjatë ditës.