Kampionati i futbollit vazhdon në Bjellorusi, tifozët marrin vendimin e papritur

Kampionati i futbollit vazhdon në Bjellorusi, tifozët marrin vendimin e papritur

Sport April 02, 2020 - 08:53

Tifozët e disa klubeve bjelloruse kanë njoftuar se nuk do të shkojnë në stadium për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ata kanë vendosur që t’i bojkotojnë stadiumet dhe u kanë bërë thirrje të gjithëve që ta bëjnë të njëjtën gjë, shkruan Zëri.info.

Tifozët bjellorus i kanë kërkuar Federatës së Futbollit ta bëjnë të njëjtin veprim dhe ta pezullojnë kampionatin, ashtu siç kanë bërë shtetet tjera.

Tifozët e Shakhtarit gjithashtu do të ndalojnë shkuarjen në stadium derisa të mbarojë situata epidemiologjike me COVID-19.

Shoqata e Fubollistëve në Bjellorusi ka shprehur shqetësimin e tyre për shkak të vazhdimit të kampionatit përkundër pandemisë së koronavirusit./Zëri.info

Image