Për Ditën Botërore të Autizmit 'Skifterat' dërgojnë mesazh përmes kapitenit Kastrati

Për Ditën Botërore të Autizmit 'Skifterat' dërgojnë mesazh përmes kapitenit Kastrati

Sport April 02, 2020 - 13:20

Tifo-grupi i mirënjohur kosovar “Skifterat” është solidarizuar në Ditën Botërore të Autizmit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” tifozët e Gjilanit kanë dërguar një mesazh mbështetës përmes kapitenit Ylber Kastratit, shkruan "Zëri.info".

“Ndryshe, por jo më pak”, kanë shkruar "Skifterat".

Momentalisht aktivitetet e futbollit në vendin tonë janë pezulluar.

Kjo për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 në mbarë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë. /Zëri.info

Image