Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
UEFA vendos, në prill e maj nuk do të ketë futboll

UEFA vendos, në prill e maj nuk do të ketë futboll

Sport April 02, 2020 - 14:51
Lajmet e fundit nga sporti

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka mbajtur dje video-konferencën e dytë brenda pak javësh me 55 federatat evropiane në të cilën morën pjesë sekretarët e federatave.

Kosova u përfaqësua nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Në këtë video-konferencë është vendosur që futboll mos të ketë gjatë muajve, prill dhe maj.

Kurse, në bazë të asaj që është vendosur, kampionatet e futbollit duhet të përfundojnë me datë 3 gusht, kjo si datë e fundit që më pas mos të ketë probleme për nisje të edicionit pasues.

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta.

Kujtojmë, në Superligën e Kosovës kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të saj, kurse pas fillimit pritet të ketë ndeshje çdo të tretën ose katërtën ditë. /Zëri.info