Ismet Munishi flet për të ardhmen e Milot Rashicës

Ismet Munishi flet për të ardhmen e Milot Rashicës

Sport April 02, 2020 - 15:18
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes te Werder Bremeni ani pse skuadra nuk ka rezultate të mira, shkruan Zëri.info.

Rashica ka një formë shumë të mirë dhe gjasat që ai të ndërrojë mjedis gjatë kësaj vere janë të mëdha, gjë të cilën e ka thënë edhe trajneri Ismet Munishi i cili edhe njihet si ‘zbuluesi’ i Milot Rashicës, shkruan Zëri.info.

“Është krenar ta shohësh atë duke luajtur në Bundesliga, tash po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe që të tregoj vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, ka thënë Munishi për LIG Sport.

Werderi aktualisht po lufton për mbijetesë në Bundesliga dhe kjo është arsyeja të besohet se Rashica nuk do të qëndrojë më në këtë skuadër, pasi synimet janë të sfidojë vetën në një skuadër edhe më të madhe. /Zëri.info