Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Ministri italian tregon kur mund të kthehet kampionati në këtë vend

Ministri italian tregon kur mund të kthehet kampionati në këtë vend

Sport April 02, 2020 - 16:30
Lajmet e fundit nga sporti

Ministri i Sportit në Itali, Spadafora, ka folur sot në lidhje me aktivitetet sportive dhe mundësia se kur mund të rinisin sërish. Në veçanti, mbi futbollin që është edhe industria më fitimprurëse dhe që sjell edhe shumë financiarisht në buxhetin e shtetit, Seria A.

Spadafora tha se do të kemi një plan të mirëdetajuar dhe se duhet vetëm durim. “Ideja është që të rinisim gjithçka në muaj maj, ndërsa edhe 10 ditë të paktën askush nuk do të stërvitet jashtë strukturës së tij, pra banesës. Kjo bëhet në mënyrë që të mos humbasim gjithçka por të paktën të ruajmë sezonin”, ka thënë Spadafora.