Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Ylli i Kosovës del nga izolimi, poston video rrugëve i shoqëruar me këngë shqipe

Ylli i Kosovës del nga izolimi, poston video rrugëve i shoqëruar me këngë shqipe

Sport April 02, 2020 - 17:25
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Kosovës dhe kapiteni i saj Amir Rrahmani, duket se i ka dhënë fund karantinës që kishte në Itali.

E gjithë skuadra e Veronas ku luan futbollisti shqiptar ishte futur në karantinë për dy javë pasi futbollisti i saj Mattia Zaccagni doli pozitiv në testin për koronavirus, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, duket se tashmë situata atje është qetësuar dhe pasi asnjë futbollistë tjetër i kësaj skuadre nuk rezultoi pozitiv gjatë këtyre dy javëve, ata janë liruar nga izolimi.

Image

Këtë situatë e ka shfrytëzuar mbrojtësi prishtinas Amir Rrahmani i cili në Instagram ka postuar një video duke shëtitur rrugëve të Italisë i shoqëruar me këngë shqipe.

Në Itali situata vazhdon të mbetet e keqe sa i përket pandemisë me COVID-19, por gjërat shpresohet se shpejt do të normalizohen. /Zëri.info

Image