Drejtori sportiv i Napolit zbulon arsyen e blerjes së Amir Rrahmanit

Drejtori sportiv i Napolit zbulon arsyen e blerjes së Amir Rrahmanit

Sport April 02, 2020 - 19:09
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Napolit në verë, transmeton zeri.info

Klubi napolitan e transferoi Rrahmanin për 14 milionë euro nga Hellas Verona në janar, derisa vendosi që mbrojtësi të qëndrojë i huazuar aty deri në fund të edicionit.

Image

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka folur për këtë transferim, derisa e ka cilësuar atë si një mbrojtës të duhur për skuadrën.

“Blemë Rrahmanin në janar sepse është shumë i zoti në markim, por gjithashtu di të dalë në fazën sulmuese nga prapavija. Kjo është diçka thelbësore për Gattuson. Me një trajner si ai, i cili dëshiron gjithmonë ta nisë lojën nga mbrojtja, ne dëshironim që t’i siguronim lojtarë që i përshtaten ideve të tij”, deklaroi Giuntoli./Zëri