Largimi i Shaqirit nga Liverpooli duket i pashmangshëm, ky është veprimi i fundit i klubit anglez

Largimi i Shaqirit nga Liverpooli duket i pashmangshëm, ky është veprimi i fundit i klubit anglez

Sport April 02, 2020 - 20:32
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli pritet ta shesë Xherdan Shaqirin gjatë verës, transmeton zeri.info

Reprezentuesi zviceran i ishte bashkuar klubit anglez në verë të vitit 2018 nga Stoke City për 13.5 milionë funte.

Futbollisti nga Kosova u bë lojtar i rëndësishëm për Liverpoolin në edicionin e kaluar, por këtë sezon ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në ligë për “të kuqtë”.

“Calciomercato” shkruan se Liverpooli ka ulur çmimin e shitjes së Shaqirit.

Raportohet se Shaqiri pritet të largohet nga “Anfield”, derisa Galatasaray, Roma dhe Sevilla kanë shprehur interesim për ish-lojtarin e Bayern Munichut.

Çmimi i kërkuar nga Liverpooli më herët ishte 20-25 milionë funte, kurse tash 16-18 milionë funte./Zëri