Drejtori i Shëndetit Publik në Liverpul thotë se ndeshje me Atleticon nuk duhej të ishte zhvilluar

Drejtori i Shëndetit Publik në Liverpul thotë se ndeshje me Atleticon nuk duhej të ishte zhvilluar

Sport April 02, 2020 - 21:00
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori i Shëndetit Publik në qytetin e Liverpulit, Mattheë Ashton ka thënë se ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit nuk duhej të ishte zhvilluar, pas rritjes së rasteve të koronavirusit aty, transmeton zeri.info

Ashton, i cili e mori rolin e tij të mërkurën, është përgjegjës për koordinimin të masave ndaj pandemisë duke punuar nga shtëpia, derisa rastet e konfirmuara në Liverpul kanë shkuar në 262.

“Nuk ishte vendimi i duhur për t’u vendosur ndeshja”, ka thënë Ashton për të përditshmen angleze “The Guardian”.

“Edhe pse nuk do ta dimë kurrë, ndeshja me Atletico Madridit mund të ketë qenë njëra prej eventeve kulturore dhe tubimeve që kanë ndikur në rritjen në Liverpul”, shtoi ai./Zëri