Gjest i jashtëzakonshëm, lojtarët e skuadrës spanjolle pranojnë uljen e pagës për 70% për ta ndihmuar klubin

Gjest i jashtëzakonshëm, lojtarët e skuadrës spanjolle pranojnë uljen e pagës për 70% për ta ndihmuar klubin

Sport April 02, 2020 - 21:14
Lajmet e fundit nga sporti

Lojtarët e Atletico Madridit janë pajtuar për një ulje prej 70% të pagave për ta ndihmuar klubin që ta paguajë stafin tjetër pas kriës së krijuar nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Ekipi i burrave, ekipi i grave, Atletico Madrid B dhe stafi teknik i skuadrës kanë nëshkruar marrëveshje me dy skenare të ndryshme varësisht se si mbyllet edicionit për shkak të koronavirusit.

Skenari i parë është 70% e rrogave të ulen për të gjitha skuadrat dhe stafin teknik gjatë gjendjes emergjente në Spanjë.

Skenari i dytë nënkupton që lojtarët e skuadrës së parë dhe Komiteti i Menaxhmentit të klubit do të mbulonin 50% të pagave të stafit tjetër të ekipit./Zëri