Pas mbylljes së ligës belge, reagon UEFA

Pas mbylljes së ligës belge, reagon UEFA

Sport April 02, 2020 - 21:28
Lajmet e fundit nga sporti

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA nuk është e kënaqur me vendimin e ligës belge për ta mbyllur edicionin, transmeton zeri.info

Bordi i drejtorëve të ligës belge vendosi për mbylljen e kampionatit, por ky vendim nuk është pëlqyer nga UEFA.

Federata Belge nëpërmjet një komunikimi zyrtar, njoftoi se duke parë situatën me pandeminë është e pamundur vazhdimi i pjesës së mbetur të sezonit duke i akorduar titullin kampion skuadrës së vendit të parë, Club Brugge.

Kujtojmë se vendet evropiane së bashku me UEFA-n ishin marrë vesh që kampionatet të vazhdojnë të luhen, derisa ishte shtyrë edhe Kampionati Evropian./Zëri