Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Nuk ndalet shefi i Formulës 1, do të bëhet baba në moshën 89-vjeçare

Nuk ndalet shefi i Formulës 1, do të bëhet baba në moshën 89-vjeçare

Sport April 02, 2020 - 22:11
Lajmet e fundit nga sporti

Shefi i Formulës 1, Bernie Ecclestone do të bëhet baba, derisa gruaja e tij Fabiana Flosi do t’ia sjellë djalin e tij të parë, transmeton zeri.info

Flosi është gruaja e katërt e Ecclestonet, derisa ajo është 45 vite më e re.

Bilioneri, i cili ndodhet në fermën e tij në Brazil ku po kalon kohën e karantinës, mbush 90 vjeç në tetor, pak muaj pasi pritet të lindë fëmija e tij, që është djalë.

“Po, pritet të lindë në verë. Shpresoj që të mësojë të luajë tavull së shpejti”, u shpreh ai për të përditshmen zviceriane “Blick”.

Përndryshe ai tashmë është baba i tri vajzave..

Vajza e parë është 65 vjeçe, e dyta 34 dhe e treta 31./Zëri