Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Do të luhet apo do të anulohet kampionati? Ademi tregon kërkesën e UEFA-s

Do të luhet apo do të anulohet kampionati? Ademi tregon kërkesën e UEFA-s

Sport April 03, 2020 - 14:30
Lajmet e fundit nga sporti

Bota e futbollit po përjeton momente jo të mira në këtë kohë kur e gjithë vëmendja është kthyer në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Situata në klubet në aspektin financiar duket e vështirë, kjo pasi në këtë kohë nuk ka asnjë aktivitet, derisa edhe bizneset po përballën me më vështirësi financiare, shkruan "Zëri.info".

Shumë kampionate në Evropë janë duke e shqyrtuar mundësinë e anulimit të garave, gjë të cilën dje e bëri Belgjika dhe ka gjasa që kjo të ndodhë edhe në kampionate tjera.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, në një bisedë për "Zëri.info" ka sqaruar se cila është kërkesa e UEFA-s në këtë rast, derisa ka thënë se ajo nuk është idhtare e anulimit të garave dhe beson shumë se kampionati i Kosovës të fillojë shpejt dhe të përfudojë me kohë. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe FIFA-n. Secili shtet i ka specifikat e veta, por UEFA është ithtare që të kryhen kampionatet, gjithmonë nëse krijohen mundësitë. Pra varet nga shteti sesi është e përhapur pandemia. Ne për momentin jemi mirë sa i përket përhapjes së këtij virusi dhe po besoj se nuk do të ketë shumë shtyrje dhe sa më shpejt të kthehemi. Janë 11 ndeshje të Superligës dhe ato të Kupës që duhet zhvillohen dhe ne do të bëjmë gjithçka që kampionati të kryhet normalisht”, ka thënë Ademi.

Për shumë ndiqeni intervistën e plotë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, të dhënë për "Zëri.info".