Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Ekipi i Kosovës në boks lirohet nga karantina në Qendrën e Studentëve

Ekipi i Kosovës në boks lirohet nga karantina në Qendrën e Studentëve

Sport April 03, 2020 - 14:36

Ekipi Olimpik i boksit është liruar sot nga karantina, ku prej 16 ditësh ndodhej në Qendrën e Studentëve në Prishtinë shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Një ditë më parë atyre u ishte bërë testi, i cili kishte rezultuar negativ.

Ekspedita prej katër boksierëve, dy trajnerëve dhe një zyrtari iu bashkua sot familjeve të tyre. “Falënderojmë Institutin e Shëndetësisë, Policinë e Kosovës, Qendrën e Studentëve, KOK-un dhe MKRS-në që ishim në kontakt dhe për përkujdesjen e treguar për ekipin tonë gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në karantinë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Ekipi i boksit ishte kthyer nga Londra, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për lojërat olimpike “Tokio 2020” dhe që prej 18 marsit ndodhej në karantinë, pas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, që të gjithë personat e ardhur nga vendet e huaja të karantinohen 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.