Një shtet tjetër e fillon kampionatin e futbollit

Një shtet tjetër e fillon kampionatin e futbollit

Sport April 04, 2020 - 09:25
Lajmet e fundit nga sporti

Bjellorusia ka qenë deri tash shteti i vetëm në Evropë që e zhvillonte kampinatin, por më nuk do të jetë vetëm.

Stinori i futbollit në Taxhikistan do të filloj sipas orarit, ndonëse gati të gjitha ligat e futbollit në botë janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Klubet në vendin e Azisë Qendrore me nëntë milionë banorë, nuk njihen as nga tifozët më të zjarrtë të futbollit, shkruan Reuters.

Por ndeshja e Superkupës në mes të kampionit, Istiklol dhe nënkampionit, Khujand, të shtunën, mund të sjellë një ngushëllim për fanatikët e futbollit. Bastoret ofrojnë mundësi të shumta bastesh për këtë ndeshje e madje edhe transmetim “live” të ndeshjes.

Futbolli ka mbijetuar në fare pak vende në botë. Ndeshjet në ligat fare pak të njohura në Bjellorusi, Nikaragua dhe Burundi tashmë përcillen nga bëstëvënësit më të rregullt.

Federata e Futbollit të Bjellorusisë tashmë ka arritur marrëveshje me rrjetet sportive në më shumë se dhjetë shtete, duke përfshirë Rusinë, Izraelin, Indinë dhe Bullgarinë.

Ndeshja e Superkupës, që i prinë edicionit të ri në Taxhikistan, do të luhet pa praninë e shikuesve në stadiumin qendror në kryeqendrën, Dushanbe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se njerëzit duhet të shmangin tubimet, ndonëse ish-republika sovjetike nuk ka asnjë rast me koronavirus.

“E dini që kampionatet janë ndërprerë në thuajse gjithë botën për shkak të koronavirusit. Falë Zotit nuk ka raste me koronavirus në Taxhikistan dhe edicioni i ri i futbollit fillon në vend”, ka thënë trajneri i Istiklolit, Vitaliy Levchenko.

Istikloli ka fituar titullin në vitin 2019 dhe është bërë klubi i parë që ka fituar gjashtë tituj rresht.

Në Taxhikistain sporti kryesor është “gushtigiri”, një formë e mundjes tradicionale. Taxhikistani asnjëherë nuk është kualifikuar në Kupë të Botës apo në Kupë të Azisë. Suksesin më të madh e ka arritur në vitin 2006 kur fitoi Kupën Sfiduese të Azisë, një garë për vendet me futboll në zhvillim.

As klubet e Taxhikistanit nuk kanë ndonjë sukses të madh.

Në Federatën e Futbollit të Taxhikistanit kanë thënë se shpresojnë në rritje të popullaritetit të ligës në javët e ardhshme. Kjo federatë do të diskutonte me shumë interesim ofertat për transmetim të ndeshjeve.

“Por është shumë herët të themi diçka konkrete. Stinori nis të dielën, të shohim çka do të ndodhë”, kanë thënë në Federatë.

ndeshje të ligës me dhjetë skuadra zhvillohen të dielën. Nuk do të lejohen shikuesit në stadiume. Në Taxhikistan luajnë 42 futbollistë të huaj, 20 prej tyre nga Uzbekistani fqinj.