Sportistja nga Gjeorgjia që luan në Kosovë, tregon gjendjen e saj në këtë periudhë pandemie

Sportistja nga Gjeorgjia që luan në Kosovë, tregon gjendjen e saj në këtë periudhë pandemie

Sport April 05, 2020 - 23:54

Keta Venetsky është njëra prej shumë sportisteve të huaja që luajnë në Kosovë.

Venetsky nga Gjeorgjia profesionin e saj si hendbolliste e kryen në Kosovë, raporton Zëri.info.

Saktësisht, ajo është pjesë e KH Istogut, skuadër me të cilën e kanë dominuar hendbollin kosovar kohëve të fundit.

Image

Në këtë periudhë pandemie me COVID-19, Venetsky është izoluar në Kosovë.

Derisa nuk mund të kthehet në Gjeogji në këtë periudhë, ajo ka treguar se gjendja e saj është e mirë dhe se nuk po i mungon asgjë.

Image

"Jam mirë. Nuk është duke munguar asgjë përpos familjes", ka thënë Venetsky.

Image

"Dihen se raportet e Kosovës dhe Gjeorgjisë nuk janë të mira, andaj nuk mund të kthehem tani", shtoi ajo në Klan Kosova./Zëri.info

Image

Image