Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Serie B

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Serie B

Sport April 06, 2020 - 22:42

Serie B ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus pasi mesfushori i Venezias, Antonio Junior ka rezultuar pozitiv.

Venezia ka njoftuar se Antonio është në izolim, derisa bëhet e ditur se gjendja e tij është e mirë, shkruan Zëri.info.

"Në ditët e ardhshme, klubi do të marrë masat e nevojshme për të shikuar gjendjen e tij dhe të futbollistëve e stafit të klubit", thuhet në njoftim.

Vacca ishte pjesë e grupmoshave U-20 të Italisë vite më parë.

Ai ka luajtur në nëntë ndeshje për Venezian këtë edicion para se të pezullohej edicioni./Zëri.info