E ardhmja e Vedat Muriqit, kjo skuadër nuk vonohet, ofron shumën e kërkuar për transferimin e tij

E ardhmja e Vedat Muriqit, kjo skuadër nuk vonohet, ofron shumën e kërkuar për transferimin e tij

Sport April 07, 2020 - 08:24

Tottenhami është i gatshëm të paguajë 22 milionë funte, shumë e cila kërkohet nga Fenerbahçe për transferimin e Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës ka qenë në formë mahnitëse këtë edicion duke shënuar 15 gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 28 ndeshje për gjigantin turk, shkruan Zëri.info.

Muriqi ka qenë i lidhur me Tottenhamin edhe në janar pasi klubi londinez kërkonte një sulmues qëndror pas lëndimit të Harry Kane.

Image

Spurs e duan me ngulm transferimin e 25-vjeçarit gjatë afatit kalimtar veror, gjithnjë sipas mediave në Turqi.

'Fanatik' raporton se Tottenhami nuk do të vonohet dhe do të ofrojë 22 milionë funte për futbollistin prizrenas, aq sa kërkon edhe Fenerbahçe.

Në garë të ngushtë me Tottenhamin për transferimin e Muriqit është edhe Lazio./Zëri.info