Milot Rashica nuk e zëvendëson Xherdan Shaqirin te Liverpooli, por një 17-vjeçar

Milot Rashica nuk e zëvendëson Xherdan Shaqirin te Liverpooli, por një 17-vjeçar

Sport April 07, 2020 - 08:55

Jurgen Klopp ka luajtur me Harvey Elliott në vetëm një ndeshje të Premierligës këtë edicion, teksa ai mund të jetë zëvendësuesi i Xherdan Shaqirit.

Liverpooli mund të mos ketë nevojë për të transferuar një zëvendësues për Shaiqirin këtë verë, shkruan Zëri.info.

Gazetari i afërt me klubin anglez, John Aldridge raporton se Harvey Elliott mund të inkuadrohet në skuadrën e parë të Jurgen Klopp.

Image

Ani pse vetëm 17-vjeçar, talenti i Liverpoolit luan me mjaft pjekuri.

Elliott e kishte vetëm një mundësi ta tregonte veten në Premierligë këtë edicion, derisa ai luajti më shumë në Kupë ndaj Arsenalit dhe Evertonit.

Image

Shaqiri pritet të shitet në verë pas një edicioni zhgënjyer të pasuar me lëndime e minutazh të ultë.

Sipas 'Liverpool Echo', Liverpooli pritet ta shesë futbollistin nga Kosova për 25 milionë funte.

Ndryshe, është përfolur edhe mundësia që Shaqirin do ta zëvendësojë Milot Rashica i Werder Brmeneit./Zëri.info

Image