Cana: Shumica e shqiptarëve e kanë idealin për një Kombëtare

Cana: Shumica e shqiptarëve e kanë idealin për një Kombëtare

Sport April 07, 2020 - 09:11

Lorik Cana ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, atje ku ka rrëfyer edhe eksperiencën me Shqipërinë në Evropianin e Francës. 

Më saktësisht atë ndeshje të fituar ndaj Rumanisë me rezultatin 1:0, ndërsa kapiteni legjendar ia kishte lënë si porosi djemëve të Kombëtares: “Bëjeni të mundur që të mos jetë ndeshja e fundit për mua”.

“Unë ua kisha thënë edhe lojtarëve në stërvitje para Rumanisë. Shumica nga ata e dinin që pas asaj eksperience, do të hiqja dorë jo vetëm nga Kombëtarja, por edhe nga futbolli. Prandaj u thoja që bëjeni për mua që të fitoni, që të mos jetë ndeshja ime e fundit. Dhe ata ma shpërblyen jo vetëm duke dhënë 100%, por shumë më tepër", ka treguar Cana.

Tutje, Cana ka folur edhe për idealin e shqiptarëve për një Kombëtare.

Shumica e shqiptarëve e kanë idealin për një Kombëtare, por duhet të shohim edhe realitetin. Unë futem te pjesa e idealit për një Kombëtare dhe të jemi një shtet. Pastaj nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do të jenë dy të tilla. Nuk i gjykoj të tjerët që nuk e duan bashkimin kombëtar, por ky jam unë dhe kështu jam edukuar. President i Federatës? Nuk ka qenë dhe nuk është qëllimi im, nuk e di për të ardhmen. Deklaratat e Ramës që të mos bëhemi si Shqipëria që e pëson në fund? Në fakt unë i ndjekë mediat shumë këto kohë. Më ka shpëtuar ajo deklaratë e tij dhe pavarësisht se e pësonim në fund, ne ia kemi dalë”, ka thënë Lorik Cana.

Image