Theu rregullat e karantinës për t'u shëtitur me futbollistin e Man Cityt, ja çfarë i ndodh Rooneyt

Theu rregullat e karantinës për t'u shëtitur me futbollistin e Man Cityt, ja çfarë i ndodh Rooneyt

Sport April 07, 2020 - 09:27

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka thyer rregullat e karantinës, teksa ai u kthye në shtëpi nga një police.

Rooney, i cili aktualisht luan në Derby County, ka vendosur ta thyejë karantinën, dhe të dalë në shtëtitje me gruan e tij, si dhe me familjen e mbrojtësit të Man Cityt, Kyle Walker, shkruan Zëri.info.

Dihet se Rooney dhe Walker kanë raporte mjaft të mira, derisa janë edhe fqinj.

Image

Legjenda e Manchester Unitedit u ndje i mërzitur në karantinën, andaj vendosi të dalë për t'u freskuar paksa në lagjen e tij.

Por, nga policia, Rooney u detyrua të rikthehej sërish brenda në shtëpi.

Image

Nga ana tjetër, Walker është në qendër të një skandali, pasi disa ditë më parë, kishte ftuar dy eskorta në shtëpinë e tij./Zëri.info