Pas orgjisë në vilën e tij, ylli i Man Cityt së bashku me futbollistë tjerë mori pjesë në 'shfaqjen e striptizmit' online

Pas orgjisë në vilën e tij, ylli i Man Cityt së bashku me futbollistë tjerë mori pjesë në 'shfaqjen e striptizmit' online

Sport April 07, 2020 - 09:49

Pasi pati orgji me disa prostituta në karantinë, mbrojtësi i Manchester Cityt vazhdon ta 'tronditë' publikun anglez.

Kësaj radhe, mbrojtësi i krahut është kapur në një 'shfaqje striptizmi' në internet së bashku me tre bashkëlojtarët e tij tek Anglia, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Raheem Sterling, shkruan Zëri.info.

Kjo shfaqje u lansua nga reperi kanadez, Tony Lanez në profilin e tij në 'Instagram', ku 220 mijë njerëz e ndoqën këtë shfaqje pesë-orëshe.

Gjithashtu, edhe disa futbollistë të Evertonit dhe Southamptonit i janë bashkuar kësaj shfaqjeje.

"Unë nuk mendoj se përzgjedhësi Southagate do të jetë i dashur me yjet e Anglisë pas këtyre ngjarjeve", ka thënë një burim për 'The Sun'.

Në këtë shfaqje, në qendër të vëmendjes ishte një vajzë e quajtur Zia, e cila dëgjonte urdhrat e reperit në fjalë për të vallëzuar./Zëri.info

Image

Image