Ronaldinho doli nga burgu të martën, zbulohet se kush pagoi 1.6 milion dollarë për lirimin e tij

Ronaldinho doli nga burgu të martën, zbulohet se kush pagoi 1.6 milion dollarë për lirimin e tij

Sport April 09, 2020 - 12:58

Ish-futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho u lirua të martën nga burgu.

'Dinho' ishte për 32 ditë në një burg në Asuncion të Paraguait së bashku me vëllain e tij, shkruan "Zëri.info".

Ronaldinho tashmë ndodhet në arrest shtëpiak në Paraguai, derisa për t'u liruar u desh të paguheshin 1.6 milion dollarë si garancë.

Image

'TNT Sport' raporton se këtë shumë për lirimin e brazilianit e pagoi ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi.

Argjentinasi është një mik i ngushtë i Ronaldinhos prej kohës kur luanin te Barcelona.

Kështu thuhet se Messi pagoi këtë shumë që 'Dinho' të largohej nga burgu. /Zëri.info