Nuk ka ndeshje në prill dhe në maj, Armend Dallku tregon vështirësitë për skuadrën e Prishtinës

Nuk ka ndeshje në prill dhe në maj, Armend Dallku tregon vështirësitë për skuadrën e Prishtinës

Sport April 09, 2020 - 14:21

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, është rrëfyer në një intervistë për "Zëri.info".

Pandemia COVID-19, e njohur si koronavirus, ka bërë që kampionati i Kosovës në futboll të pezullohet, derisa edhe skuadrat e kanë ndalur aktivitetin e tyre, raporton Zëri.info.

Derisa ende nuk dihet se kur situata do t'i kthehet normalitetit, Dallku ka treguar është tejet e mërzitshme kjo situatë.

Tutje, ai ka folur edhe për vendimin e UEFA-s që të mos ketë ndeshje në muajin prill dhe maj, andaj Dallku mendon se kjo do t'ia vështirësojë punët skuadrave kosovare.

"Normalisht se është e vështirë. Siç e dini ne ishim përgatitur mjaft mirë në fazën e fundit të kampionatit. Dhe për ne gjithçka është e vështirë. Shpresoj të na lejojë FFK-ja një mini-fazë", ka thënë Dallku për Zëri.info.

"Do të jetë e vështirë sepse do të ketë çdo tre ditë ndeshje dhe për FC Prishtinën pasi garojmë edhe në Kupë dhe në Superligë. Kemi edhe 11 ndeshje", vlerësoi trajneri vushtrrias.

"E dimë çfarë kushte për stërvitje kemi dhe ato medicionale, andaj është e vështirë", tregoi Dallku, ish-futbollist i Kombëtares shqiptare./Zëri.info