Infektuar: 1194
Shëruar: 884
Vdekur: 31
Koronavirusi ndryshon planet e Liverpoolit, Xherdan Shaqirit mund t'i jepet një tjetër shans në 'Anfield'

Koronavirusi ndryshon planet e Liverpoolit, Xherdan Shaqirit mund t'i jepet një tjetër shans në 'Anfield'

Sport May 21, 2020 - 22:16

Pak gjëra janë të sigurta në futboll aktualisht.

Derisa sporti vazhdon të jetë i 'goditur' nga kriza e koronavirusit, ka shumë dyshime për futbollistët, teksa flukset e mëdha të të ardhurave të klubeve janë reduktuar në dy muajt e fundit, shkruan Zëri.info.

Liverpooli është në mesin e klubeve që nuk do të dihet se sa do të munden të shpenzojnë në afatin kalimtar veror.

'Liverpoolecho' raporton se klubi nga Marseyside nuk ka pse të bëjë përforcime të shumta, dhe se mund të vazhdojë si fuqi në futboll në vitin tjetër me skuadrën aktuale.

Sa i përket të ardhmes së futbollistit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ende nuk është vendosur asgjë.

Nëntë ndeshjet e fundit kampionale mund ta vendosin fatin e tij, teksa minutazhi i tij ka qenë i ultë këtë edicion.

Para dy muajsh është përfolur vazhdimisht për të ardhmen e tij, derisa Sevilla dhe Roma janë ndër klubet më të interesuara për transferimine e tij.

Por, Liverpooli përderisa nuk e ka të qartë buxhetin e transferimeve këtë vit, mund të vendos t'i jap një tjetër mundësi Shaqirit edhe në edicionin tjetër. /Zëri.info