Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Futbollistët e Drenicës ndihmohen me pako ushqimore nga Komuna e Skenderajt

Futbollistët e Drenicës ndihmohen me pako ushqimore nga Komuna e Skenderajt

Sport May 22, 2020 - 14:29
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Drenicës po i vazhdon përgatitjet për rifillimin e kampionatit të Kosovës në futboll, derisa sot futbollistët dhe stafi i skuadrës kanë pranuar pako ushqimore nga Komuna e Skenderajt, shkruan "Zeri.info".

Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e fundit të kësaj skuadre e të cilin mund të lexoni më poshtë:

Shpërndahen pako ushqimore për lojtarët dhe për stafin e KF Drenicës!

Klubi futbollistik ‘Drenica’, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, kanë dy ditë radhazi, të mërkurën dhe të enjten, kanë shpërndarë pako ushqimore për të gjithë anëtarët e KF Drenicës. Pakot janë siguruar nga Komuna e Skenderajt, por që disa nga këto pako janë dedikuar për KF Drenica, për t’u dalë në ndihmë të gjithë stafit dhe lojtarëve të KF Drenicës.

Këto pako janë shpërndarë në vazhdën e angazhimit për shkak të krizës ndaj pandemisë Covid-19, si dhe në prag të festes së Fitër Bajramit.

Kryetarja e klubit, Mihane Bekteshi, së bashku me përfaqësuesin e Komunës së Skenderajt, drejtorin Ramiz Shala, i cili i solli pakot në emër të Komunës, kanë përcjellë nga afër shpërndarjen e pakove për të gjithë stafin dhe lojtarët e KF Drenicës.

KF Drenica

Skenderaj, 22.05.2020

Kryetarja, Mihane Bekteshi. /Zeri.infoImage

Image