Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Ndërron jetë ish-trajneri i Interit në kohën e të cilit shkëlqente 'fenomeni' Ronaldo

Ndërron jetë ish-trajneri i Interit në kohën e të cilit shkëlqente 'fenomeni' Ronaldo

Sport May 22, 2020 - 14:40
Detajet

Futbolli italian dhe jo vetëm ditën e sotme e ka pranuar një lajm të zi, shkruan “Zeri.info”.

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare ish-trajneri i Interit, Gigi Simoni.

Simoni u bë shumë i njohur në Itali kur në vitin 2002 ishte afër që ta fitonte titullin kampion me skuadrën e Interit në Serie A.

Simoni me Interin në vitin 1998 e fitoi Kupën UEFA, ndërkohë që ylli i ekipit “zikaltër” aso kohe ishte “fenomeni” Ronaldo.

Krahas Interit, ka punuar edhe në ekipe si Genoa Brescia, Pisa, Lazio, Empoli, Cosenza, Carrarese, Cremonese, Napoli, Piacenza, Torino, CSKA Sofia, Ancona, Siena, Lucchese dhe Gubbio.


Simoni si futbollist ka luajtur me Torinon, Brescian dhe Genoan. /Zeri.info