Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Motoçiklizmi dhe ragbi ndihmohen nga MKRS-ja

Motoçiklizmi dhe ragbi ndihmohen nga MKRS-ja

Sport May 22, 2020 - 15:06
Lajmet e fundit nga sporti

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive edhe sot në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit u nënshkruan memorandume bashkëpunimi edhe me dy federata sportive.

Memorandumet u nënshkruan me Federatën e Motoçiklizmit dhe me Federatën e Ragbit.

Ministrja Vlora Dumoshi i nënshkroi memorandumet në emër të MKRS-së, ndërsa për federatat firmën e vunë përfaqësuesit e federatave përkatëse. Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me qëllim të realizmit të objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2020.

Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi dhe drejtuesit e federatave diskutuan për sfidat dhe problemet që kanë federatat. Gjithashtu ministrja tha se është e angazhuar që t’u gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë.

“Jam jashtëzakonisht e përkushtuar që ta zhvillojmë sa më shumë infrastrukturën sportive në vend, pasi që e dimë se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit”, tha ministrja Dumoshi.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtyre federatave falënderuan ministren Dumoshi për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për sportin në vendin tonë. Ata u shprehen të lumtur se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve tanimë do të kenë mundësi që të realizojnë në vazhdimësi objektivat dhe synimet e tyre për vitin 2020, duke theksuar se me kalimin e izolimit do të angazhohen maksimalisht të rikthehen fuqishëm në aktivitete edhe në gara.Image

Image