Infektuar: 1194
Shëruar: 884
Vdekur: 31
Vazhdon testimi i futbollistëve, sot radha për dy skuadra

Vazhdon testimi i futbollistëve, sot radha për dy skuadra

Sport May 23, 2020 - 12:06
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë ka marrë vendim që të gjithë futbollistët e Superligës dhe stafi përcjellës i ndeshjeve do të testohen para se të nisë kampionati i Kosovës i cili është parashikuar të rifillojë në fillim të qershorit, shkruan Zeri.info.


Dje ishte skuadra e Gjilanit që u testua dhe fatmirësisht asnjë lojtarë apo nga stafi i skuadrës nuk rezultoi pozitivë.

Sot është radha për skuadrën e Dritës dhe Llapit.

Mbrojtësi i gjilanasve, Liridon Leci, e ka bërë një postim interesant pas procesit të testimit.

Ai ka theksuar që gjithmonë është pozitiv, por sot pret që rezultati i testit t’i dalë negativ.

“Gjithmonë pozitiv, në pritje të testit negative”, ka shkruar Leci.

Ai e ka bashkangjitur edhe një foto të testimit. /Zeri.infoImage