E veja e Kobe Bryant do të paguhet 200 milionë dollarë për një veprim të mëhershëm të basketbollistit legjendar

E veja e Kobe Bryant do të paguhet 200 milionë dollarë për një veprim të mëhershëm të basketbollistit legjendar

Sport May 25, 2020 - 23:11

Vanessa Bryant, e veja e basketbollistit legjendar të NBA, Kobe Bryant, do të paguhet 200 milionë dollarë për shkak të një veprimi që burri i saj i ndjerë e bëri në vitin 2012.

Saktësisht, Bryant aso kohe kishte investuar pesë milionë dollarë në kompaninë "BodyArmour", dhe pas kësaj, kompania në fjalë kishte një ngritje të jashtëzakonshme, shkruan Zëri.info.

Dhe kjo është arsyeja pse Vanessa do ta arkëtojë këtë shumë të jashtëzakonshme parash.

"Kam humbur një mik të ngushtë. Kam humbur vëllain tim dhe kompania humbi themeluesin e saj. Nuk do të ishim në këtë pozicion nëse Kobe nuk do t'i besonte këtij projekti", tha Mike Repole, pronar i kompanisë në fjalë, e cila vlen rreth dy miliardë dollarë.

Kujtojmë se Vanessa kohëve të fundit kishte kërkuar dëmshpërblim për dhimbjen mendore që asaj ia pësuan tetë oficerë të policisë në Los Anxhelos, të cilët fotografuan skenën e aksidentit dhe më pas shpërndan pamjet.

Ndryshe, Bryant dhe vajza e tij ishin vrarë në një aksident ajror me helikopter në janar të këtij viti, së bashku me shtatë persona tjerë. /Zëri.info