Ish-futbollisti italian tha se Strakosha është infektuar me koronavirus, reagon vëllai i shqiptarit

Ish-futbollisti italian tha se Strakosha është infektuar me koronavirus, reagon vëllai i shqiptarit

Sport May 26, 2020 - 11:12
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti italian, Massimo Brambati, ka thënë se portieri Thomas Strakosha nuk është dëmtuar, por ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton “Zeri.info”.

Mediet italiane kishin shkruar gjatë ditëve të fundit se reprezentuesi shqiptar ishte lënduar në stërvitje, por Brambati thotë se lojtari nuk është dëmtuar, por është infektuar me koronavirus.

“Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitivë me koronavirus, një i Milanit dhe një i Lazios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tamponin dhe rezultoi pozitiv”, u shpreh Brambati.

Por, këtë gjë e ka mohuar vëllai i portierit shqiptar, Dimitris Strakosha, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Duhet të keni turp për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan vëllai i portierit shqiptar. /Zëri

Image