“Të luash për Real Madridin është puna më e vështirë në botë për një portier”

“Të luash për Real Madridin është puna më e vështirë në botë për një portier”

Sport May 26, 2020 - 12:55
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, ka pranuar se roli që ai dëshiron ta marrë në “Santiago Bernabeu” është më i vështiri në botën e futbollit për një lojtar të pozitës së tij, transmeton Zeri.info

Reprezentuesi ukrainas aspiron të bëhet numri 1 te madrilenët, derisa momentalisht është në huazim te Oviedo në kategorinë e tretë spanjolle.

I pyetur nëse të luash në portë për Real Madridin është sfida më e vështirë për një portieri, ai u përgjigj: “Po”.

“Aty ka dhe gjithmonë dhe do të ketë kritika. Është normale dhe disa njerëz mendojnë se është përgjegjësia e tyre. Unë kam një trajner, stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët e mi për të më ndihmuar. I menaxhoj kritikat mjaft mirë”, u shpreh Lunin./Zëri

Image