Ibrahimovic mungon një muaj

Ibrahimovic mungon një muaj

Sport May 26, 2020 - 13:53
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të mungojë rreth një muaj për shkak të një lëndimi, të cilin e pësoi në stërvitje, transmeton "Zeri.info".

Testet fizike treguan se ai ka lënduar një muskul në kofshë.

Fillimisht ishte frikësuar për një lëndim më të rëndë të ish-reprezentuesit suedez, por testet e së martës treguan për një lëndim më të vogël, raporton “Sky Sport Italia”.

Sulmuesi do t’i nënshtrohet edhe një kontrolli tjetër mjekësor brenda 10 ditësh.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai mund të rikthehet të luajë pas një muaji. /Zëri