Morina: Vështirë të zbatohet distanca sociale në zhveshtore, por duhet të gjejmë zgjidhje

Morina: Vështirë të zbatohet distanca sociale në zhveshtore, por duhet të gjejmë zgjidhje

Sport May 26, 2020 - 14:00
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina, ka treguar disa nga detajet e protokollit për rifillimin e futbollit në Kosovë, shkruan "Zeri.info".

Morina ka thënë se njëra prej pikave të protokollit përmban edhe distancën sociale në zhveshtore.

Ai ka thënë se në Kosovë është e vështirë të arrihet një gjë e tillë për shkak të zhveshtoreve të ngushta, por do të mundohen ta bëjnë një zgjidhje.

“Distanca sociale nëpër zhveshtore. Kjo është e vështirë të arrihet në Kosovë, sepse zhveshtoret janë të ngushta, por duhet të gjejmë një zgjedhje”, është shprehur Morina në “Radio Prishtina”. /Zëri