Arbnor Morina flet për testin ‘Ergospirometrine’, thotë se është tejet i nevojshëm për futbollistët

Arbnor Morina flet për testin ‘Ergospirometrine’, thotë se është tejet i nevojshëm për futbollistët

Sport May 26, 2020 - 14:09
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv, Arbnor Morina, ka thënë se testi kondicional i lojtarëve, i njohur si “Ergospirometrine” do të ishte tejet i nevojshëm për futbollistët në Kosovë, shkruan Zeri.info

Ai ka thënë se ky test bëhet në të gjitha klubet e botës, derisa tregon gjendjen e futbollistëve.

“Është një test që është prezent në të gjitha klubet në botë, te ne ka ardhur më vonë”, ka thënë Morina për “Radio Prishtinën”.

“Në botë asnjë klub nuk i hyn një gare pa këto teste. Është një pasqyre e qartë për të gjithë futbollistët. Kjo tregon kapacitetin vital të tyre. Këto testimet janë të nevojshme”, u shpreh ai./Zëri