Morina: Vështirë të shmangen lëndimet e lojtarëve

Morina: Vështirë të shmangen lëndimet e lojtarëve

Sport May 26, 2020 - 14:17
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina, ka thënë se është e vështirë të shmangen lëndimet pas rifillimit të kampionatit në Kosovë, shkruan "Zeri.info".

Morina është shprehur se edhe në një ligë të fortë si Bundesliga futbollistët janë duke u lënduar.

“Është vështirë të shmangen lëndimet”, u shpreh Morina në “Radio Prishtina”.

“Kam parë një ekip një Bundesligë që në 20 minutat e fundit është zhagitur në fushë. Kjo pauzë e bën të veten”, shtoi drejtori sportiv i Flamurtarit.

Kujtojmë se Superliga e Kosovës pritet të rifillojë më 7 qershor. /Zëri