Hadergjonaj mund t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahce

Hadergjonaj mund t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahce

Sport May 26, 2020 - 15:06
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i Huddersfieldit, Florent Hadergjonaj, është duke u kërkuar nga Fenerbahce, raporton “Sport Witness”, transmeton Zeri.info

Mbrojtësi anësor siç duket tashmë ka zhvilluar paraqitjen e tij të fundit me klubin anglez pas huazimit në Turqi te Kasimpasa në afatin kalimtar të janarit.

Fenerbahce është duke menduar për transferimin e tij, derisa kërkon ta përforcojë mbrojtjen për edicionin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Kosovës u paraqit në 6 ndeshje me fanellën e Kasimpasas.

Kujtojmë se në Fenerbahce, Hadergjonaj mund t’i bashkohet futbollistit tjetër kosovar, Vedat Muriqi.

Por, e ardhmja e Muriqit në klubin turk nuk është e sigurt, derisa sulmuesi prizrenas është duke u kërkuar nga shumë klube./Zëri