Gazetari anglez mohon interesimin e Tottenhamit për Muriqin

Gazetari anglez mohon interesimin e Tottenhamit për Muriqin

Sport May 26, 2020 - 15:13
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenhami dështoi që të transferojë një sulmues të ri gjatë janarit dhe kjo i kushtoi, transmeton Zeri.info

Ylli anglez, Harry Kane u dëmtua dhe mungesa e tij shkaktoi telashe për ekipin e Jose Mourinhos.

Tottenhami u eliminua në të gjitha kupat dhe në Ligën e Kampionëve.

Londinezët mund të jenë në kërkim të ndonjë sulmuesi këtë verë, por nuk janë pas futbollistit të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Përmes rrjetit social “Twitter”, gazetari anglez, Aasdair Gold, i është përgjigjur një tifozi duke thënë se Tottenhami nuk është në ndjekje të Muriqit./Zëri