Rast tjetër fenomenal për Dortmundin, por Haaland nuk ia del para Davies

Rast tjetër fenomenal për Dortmundin, por Haaland nuk ia del para Davies

Sport May 26, 2020 - 19:13

Kanë kaluar mbi 40 minuta lojë në sfidën mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.

Në 'Signal Iduna Park', Dortmundi është nikoqir i kampionit në fuqi të Gjermanisë në klasikën e famshme, shkruan "Zeri.info".

Ndonëse kanë kaluar 40 minuta, ende nuk është shënuar asnjë gol nga skuadrat, pavarësisht disa rasteve.

Dortmundi kishte një tjetër rast të artë për të shënuar përmes Erling Haaland, megjithatë mbrojtësi bavarez Davies ia largoi topin norvegjezit për mrekulli.

Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 28-të në Bundesliga. /Zeri.info