Liverpooli frikësohet ta shesë Xherdan Shaqirin në verë

Liverpooli frikësohet ta shesë Xherdan Shaqirin në verë

Sport May 28, 2020 - 22:09

"The Mirror" raporton se Liverpooli ka dashur ta shesë Xherdan Shaqirin, Marko Grujic dhe Harry Wilson këtë verë, por tashmë frikësohet se vlera e tyre mund të ketë renë.

Adam Lallana dhe Nathaniel Clyne gjithashtu priten të largohen këtë verë pas skadimit të kontrave, derisa mund të ketë edhe largime tjera nga "Anfield", shkruan "Zeri.info".

Nga shitjet eventuale të Grujic, Shaqirit dhe Wilson, Liverpooli ka planifikuar të gjenerojë rreth 60 milionë funte.

Liverpooli donte shitjen e treshes për ta blerë "bomberin" e RB Leipzig, Timo Werner, por pandemia Covid-19 mund ta ketë ulur vlerën e tyre.

Tani besohet se Liverpooli mund të dështojë t'i shesë tre futbollistët, dhe se një marrëveshje për transferimin e Werner mund të mos arrihet.

Sa i përket Shaqirit, ai nuk ka të ardhme në "Anfield", por që gjasat që ai të mbetet në klub edhe për edicionin e ardhshëm ekzistojnë.

Ndryshe, për të interesim të madh kohëve të fundit ka shprehur Newcastle United, klub i cili pritet të shitet te investitorë të fuqishëm së shpejti. /Zeri.info