Carlos Tevez do ta mbyllë karrierën në Boca Juniors
Sport
May 28, 2020 - 22:42
Carlos Tevez është në vitet e tij të fundit si futbollit.
Sulmuesi argjentinas është momentalisht 36-vjeçar dhe edicioni i ardhshëm me gjasë do të jetë i fundit për të në futboll, shkruan "Zeri.info".
Karriera e tij do të mbyllet te Boca Juniors.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit argjentinas, Jorge Amor Ameal.
“Teves do ta mbyll karrierën këtu dhe nuk ka dyshime”, u shpreh shkurtimisht numri një i klubit argjentinas.
Rinovimi i tij me Boca Juniors është një hap larg pasi kontrata i përfundon në 30 qershor. /Zeri.info