Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Llapi zhvillon ndeshje kontrolluese, Batatina premton vetëm ngritje të skuadrës

Llapi zhvillon ndeshje kontrolluese, Batatina premton vetëm ngritje të skuadrës

Sport May 28, 2020 - 23:34

Skuadra e Llapit është duke i vazhduar me intensitet të lartë stërvitjet në prag të rikthimit të Superligës së Kosovës.

Futbollistët që drejtohen nga Tahir Batatina, sot kanë zhvilluar edhe një miqësore kontrolluese mes vete, raporton "Zeri.info".

Batatina me anë të një postimi në "Facebook" ka konfirmuar ndeshjen në fjalë, derisa i garanton tifozët se do të ketë vetëm ngritje të skuadrës dhe jo rënie.

Postimi i plotë i Batatinës:

"Sot ishte ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet futbollistëve të Llapit. Nga një skuadër Llapi i ka brenda vetes dy ekipe dhe ju garantoj shikuesve tanë se nuk do teë ketë reënie por ngritje të ekipit.

Do teë jemi skuadër shumeë bindëse neë këto 11 ndeshjet e mbetura sepse sot djemtë më dëshmuan se mund teë luajnë jo vetëm 90 minuta të ndeshjes por edhe 120 minuta me intensitet të lartë. I peërgëzoj teë gjithë futbollistët qeë me profesionalizëm gjateë kohës së pandemisë kaneë punuar dhe skuadra eështeë në super formë deri pak diteë deri tek ndeshja e parë zyrtare neë stadiumin "Zahir Pajaziti"

Kam besim neë keëteë skuadër se mund teë jemi befasia meë e keëndshme pas luftës së fituar me virusin COVID-19. Na prifteë e mbara së bashku me Kryesinë e klubit qeë eështeë korrekt me skuadrën dhe stafin e skuadrës. Sot djemtë dëshmuan se sa janë profesionistë me ritmin e lartëteë ndeshjes". /Zeri.info