UEFA planifikon ta zhvillojë në Gjermani “Final Four”-in e Ligës së Kampionëve

UEFA planifikon ta zhvillojë në Gjermani “Final Four”-in e Ligës së Kampionëve

Sport May 29, 2020 - 11:49
Detajet

UEFA raportohet se qëndron ende në hipotezën e zhvillimit të “Final Four”-it për Ligën e Kampionëve, por mund të ndryshojë vendndodhjen nga Turqia në Gjermani.

Serie A, Liga Premier dhe La Liga tashmë kanë zyrtarizuar datat e rikthimit të futbollit, duke iu bashkuar Bundesligës, që ka filluar para disa javësh.

Pas kësaj, topi është tek UEFA, që po planifikon rifillimin e garave evropiane pas përfundimit të kampionateve vendore.

Sipas "Sky Sport Italia", UEFA dëshiron të rifillojë Ligën e Kampionëve më 7 dhe më 8 gusht, me ndeshjet kthyese të 1/16-tës.

Barcelonë - Napol dhe Juventus - Lyon janë ndër ndeshjet që akoma duhet të përmbyllen, përpara se gara të vazhdojë me një raund të eliminim direkt me një ndeshje në çerekfinale më 13 dhe 14 gusht.

Tashmë ka pasur bisedime për një formulë të zvogëluar me një ‘Final Four’ në Stamboll të Turqisë, por tani pretendohet se vendndodhja do të ndryshojë.

“Final Four” mund të luhen në Gjermani, ku Bundesliga rifilloi në mes të majit dhe pritet të përfundojë si kampionati i parë.