Publikohet orari i Superligës për xhiron e parë pas pandemisë

Publikohet orari i Superligës për xhiron e parë pas pandemisë

Sport May 29, 2020 - 12:01
Detajet

Elita e futbollit kosovar do të rikthehet më 5 qershor, pas pushimit të detyruar për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Tashmë është zbuluar edhe orari i xhiros së 23-të, derisa ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 qershor, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në mes të Llapit dhe Dukagjinit.

Të shtunën luhen dy ndeshje, Feronikeli pret Vushtrrinë, ndërsa Flamurtari është mysafir i Dritës.

Tri takimet tjera që luhen të dielën janë: Gjilani – Trepça ’89, Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Ferizaj.

Ndeshjet luhen prej orës 16:00, ndërsa takimi i vetëm që nis në orën 18:00 është ai në mes të Prishtinës dhe Ferizajt.

Paraprakisht më 2 dhe 3 qershor do të zhvillohen ndeshjet e Digitalb Kupës, me ç’rast Ballkani e pret Feronikelin, kurse Prishtina takohet me Drenicën.

Orari

Java 23

5 qershor (16:00)

Llapi – Dukagjini

E shtunë (16:00)

Feronikeli – Vushtrria

Drita – Flamurtari

E diel (16:00)

Gjilani – Trepça ’89

Ballkani – Drenica

Prishtina – Ferizaj (18:00).