Strakosha do ta mirëpriste transferimin e Rashicës te Lazio

Strakosha do ta mirëpriste transferimin e Rashicës te Lazio

Sport May 29, 2020 - 21:44
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka thënë se do ta mirëpriste transferiin e Milot Rashicës te klubi italian, shkruan Zeri.info

Rashica është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Werder Bremenit, derisa paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të interesohen për reprezentuesin kosovar.

Strakosha thotë se Rashica do të ishte një vlerë shtesë për Lazion.

“Miloti është shumë lojtar i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus i madh. Si karakter është shumë i mirë, ndërsa në fushë të gjithnjë e dinë çfarë mund të bëjë”, u shpreh Strakosha në “Super Sport”./Zeri