Sot, 11 vjet nga pensionimi i Paolo Maldinit

Sot, 11 vjet nga pensionimi i Paolo Maldinit

Sport May 31, 2020 - 12:19
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ishte pensionuar nga futbolli më 31 maj të vitit 2009, transmeton Zeri.info

Maldini kishte luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Milanit në udhëtim te Fiorentina në edicionin 2008/2009.

Ish-reprezentuesi italian kishte pasur një karrierë të jashtëzakonshme, derisa kishte fituar 25 tituj.

Ai e kaloi gjithë karrierën e tij te skuadra kuqezi, me të cilën zhvilloi plot 902 paraqitje.

Ish-mbrojtësi është lojtari me më shumti ndeshje në histori të gjigantit italian./Zeri